Aktualitet

300 të shoqëruar! Mbushen komisariatet, 15 shpallen në kërkim, numri pritet të shtohet

11 Mars 2022, 17:43 Nga DOSJA
300 të shoqëruar! Mbushen komisariatet, 15 shpallen në

TIRANË– Prej tre ditësh qytetarët thuajse në të gjithë Shqipërinë po protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës, dhe mbi 300 të tjerë kanë përfunduar pas hekurave. Në dy ditët e para të protestës janë arrestuar 46 persona, 123 janë proceduar penalisht ndërsa në total janë shoqëruar në komisariat 300 persona. Ndërsa 15 persona janë shpallur në kërkim nga policia gjatë këtyre dy ditëve protestë.

15 të tjerë janë shpallur në kërkim.Numri pritet të shtohet pasi edhe sot ka pasur arrestime. Dhjetëra qytetarë janë futur me dhunë në furgonat e policisë dhe janë dërguar në komisariate. Vetë Policia e Shtetit ka dalë me njoftime zyrtare përmes të cilave u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bllokojnë rrugët, sepse do të përballen me forcën e ligjit.

LAJM KRYESOR: Çmimet! PROTESTA masive në çdo cep, studentët e UBT marsh nëpër Tiranë, trazira në Korçë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll