Insights

FAKTCHECK/ Rama gënjeu, nuk ishte për herë të parë në Dubai (Vizitat)

10 Mars 2022, 21:38 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha sot se për herë të parë kishte shkuar në Dubai për të qëndruar e për të marrë pjesë në një panair për të nderuar Shqipërinë e jo për turizëm. Teksa fliste për krizën në Shqipëri nga zyra e tij në Kryeministri Rama tha se nuk ishte një ‘njeri qejfesh’ e gjithashtu shpjegoi vizitën e bërë në Abu Dhabi që sipas tij është e para në të cilën qëndron në më shumë se një orë, ndryshe nga ç’ka bërë herët e tjera. Në fjalën e tij, ai tha se miqësia me Princin e Kurorës do t’i sillte ndihma Shqipërisë, njësoj si pas tërmetit tragjik, e ky pikërisht ishte qëllimi i vizitës së tij.

“Në Dubai sa për dijeni është hera e parë që shkoj për të qëndruar, kam ndenjur vetëm 1 orë njëherë, nuk jam natyra e njeriut që shkoj për turizëm se nuk kam qenë kurrë. Shkova në Dubai për të nderuar himnin e Shqipërisë dhe flamurin kombëtar që u ngrit në mes të Expo2020, që mbyllet në fund të marsit dhe shkova njësoj siç kanë shkuar të gjithë kryetarët e shteteve kur është ngritur flamuri i vendeve të tyre. Po e kam mik princin e kurorës. është mik i rifituar i Shqipërisë, pas një pengu që kishte me Shqipërinë. është miku im personal. Siç na ndihmoi për atë lagjen në Spitallë, do na ndihmojë sërish,”- tha Rama.

Por ku gënjen Rama?

Dosja.al ju sjell tre vizitat e bëra nga kryeministri Edi Rama drejt Emirateve të Bashkuara.

E para ishte në shtator të vitit 2017. Në atë kohë, Edi Rama zhvilloi në Emiratet e Bashkuara Arabe, një takim me lartësinë e tij Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum. Kryeministri theksoi gjatë takimit nevojën për të nxitur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ndërsa ftoi sipërmarrësit nga Emiratet e Bashkuara Arabe që të investojnë në Shqipëri. Gjithashtu, në takim të dy palët diskutuan edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Amirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet.

Vizita e dytë ishte në 26 nëntor të vitit 2020. Edi Rama dhe zëvendësi i tij, Arben Ahmetaj kanë udhëtuar me avion nga Rinasi për në Dubai. Mëngjesin e ditës tjetër, Rama tha se ndodhej në Dubai për të nënshkruar një marrëveshje për rindërtimin e zonave të dëmtuara të tërmetit. Në videon e publikuar më vonë, Ahmetaj e Rama shiheshin teksa nënshkruanin një marrëveshje në një bar kafe.

E treta ishte vetëm pak muaj më parë. Kryeministri Edi Rama ishte më 30 shtator në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të marrë pjesë në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare. Konferenca u mbajt më 1 tetor, pikërisht në kryeqytetin e vendit arab, Abu Dhabi. Të gjitha këto vizita nuk janë mbyllur për “një orë” ashtu siç pretendon Rama. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

Total Voters: 152

factcheck politike edi rama edi rama ne dubai edi rama edi rama ne dubai

Sondazh

Poll

Insights 8 Mars 2022, 11:16

Pse Ukrainës i duhen avionët e huaj?

Gjatë një bisede private përmes video-lidhjes me ligjvënësit amerikanë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës bëri një lutje “dëshpëruese” që...

Insights 7 Mars 2022, 16:54

Bëhu ç’të duash, vetëm mësuese mos u bëj!

NGA Silvana Kola-LokaBëhu ç’të duash, vetëm mësuese mos u bëj! Kjo është e vetja këshillë për karrierë që më ka dhënë ime më. Ndërkohë, ajo vetë is...

Insights 6 Mars 2022, 17:27

Koha për të ngrirë taksën e qarkullimit

Nga Klodian TomorriKoha për të ngrirë taksën e qarkullimit. John Keneth Galbraith dikur tha se roli i vetëm i parashikimeve ekonomike është ta bëjnë astrologjin...

Insights 5 Mars 2022, 10:45

Ditmir Bushati: Muzgu i sigurisë europiane

Viti 2022 do të shoqërohet me dy ngjarje të mëdha diplomatike për komunitetin trans-atlantik. Më mars, Bashkimi Europian do të miratojë Kompasin e tij Strategji...

Insights 4 Mars 2022, 15:18

Mbi fenomenin e Edison Memollës

Kandidati i Partisë Socialiste që do të kandidojë për Bashkinë e Rrogozhinës, nuk është veçse një individ, por është një fenomen i përhapur gjerësisht në...