Insights

Gjermania: Po shqyrtojmë furnizimin me 2700 raketa në Ukrainë (Por a janë funksionale ato?)

3 Mars 2022, 09:09 Nga DOSJA
Gjermania: Po shqyrtojmë furnizimin me 2700 raketa në Ukrainë

GJERMANI- Gjermania po shqyrton furnizimin me 2700 raketa kundërajrore për Ukrainën, ndërsa kërkon të mbrohet nga një pushtim nga Rusia. The Guardian shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur një burim qeveritar.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi më herët se ministria e ekonomisë kishte miratuar furnizimin e raketave Strela të prodhimit sovjetik, pjesë e inventarit të ushtrisë së ish-Republikës Demokratike Gjermane. Një burim i tha Reuters se Këshilli Federal i Sigurimit ende nuk e kishte miratuar masën.

Raketat janë gati për t’u transportuar,” tha burimi.

Raketat e prodhimit sovjetik i përkisnin Ushtrisë Popullore Kombëtare (NVA) të asaj që dikur quhej Republika Demokratike Gjermane (RDGJ) ose Gjermania Lindore. Pyetja ishte nëse këto raketa janë ende funksionale, dhe sipas revistës së përjavshme gjermane Der Spiegel, ato absolutisht nuk janë.

Rreth 700 raketa në dorëzim nuk janë më funksionale, raportoi Der Spiegel, i cili më vonë u citua edhe nga tabloidi i përditshëm Bild. Zyra Federale për Eksportet e Pajisjeve duhet të kontrollojë materialin përpara se dorëzimi i raketave të miratohet nga Këshilli Federal i Sigurisë.

Raportet vunë në dukje se raketat janë të paktën 35-vjeçare dhe u bllokuan nga përdorimi në vitin 2012 për shkak të mikroçarjeve në ngarkesën shtytëse të municionit, të cilat çuan në korrozion/oksidim. Der Spiegel gjithashtu theksoi se kutitë prej druri në të cilat ruhen raketat ishin aq të mykura saqë ushtarët e Bundeswehr-it në nëntor u lejuan të hynin në objektet e magazinimit vetëm me pajisje mbrojtëse.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, sot bisedime Kiev-Moskë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Insights 24 Shkurt 2022, 17:33

Analiza nga Foreign Affairs: Po nëse Rusia fiton?

Nga Liana Fix dhe Michael KimmageKur Rusia i’u bashkua luftës në Siri, në verën e 2015-s, e habiti SHBA-në dhe partnerët e saj. Presidenti i atëhershëm, Barack ...