Aktualitet

Bllokojnë Rrugën e Kombit, protestuesve në Mirditë u bashkohet Dom Gjergj Meta

10 Mars 2022, 17:34 Nga DOSJA
Bllokojnë Rrugën e Kombit, protestuesve në Mirditë u

MIRDITË- Qytetarët në Mirditë kanë dalë në protestë për rritjen e çmimit të naftës. Atyre u është bashkuar edhe Ivpeshkopi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta, për të shprehur revoltën për çmimin e naftës që po rritet.

Tani sa kam ardhur nga Tirana, shkova për herë të parë me autobuz dhe erdha po me autobuz”, tha Dom Gjergj Meta.

Me makinat e fikura, qytetarët kanë bllokuar Rrugën e Kombit, ndërkohë që një prej tyre ka deklaruar se vetëm me anë të protestave mund të bëjë pas kjo qeveri.

Në Ukrainë ka luftë, çmimi i naftës është 1 euro, kurse këtu pa luftë rritet çmimi. Këtu ka dorë shteti dhe oligarkët që vendosin çmimet sipas dëshirës së tyre. Jemi mbledhur sot këtu dhe njerëzit duhet të kuptojnë se vetëm përmes protestave mund dhe do të bëjë kjo qeveri pas. Ne do të protestojmë çdo ditë. Do shkojmë edhe në Tiranë nëse na thërrasin për protesta kombëtare“, tha një prej protestuesve.

LAJMI KRYESOR: Qytetarët ngrihen kundër qeverisë, thirrje për grumbullime, nga Tirana tek Rruga e Kombit

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dom gjergj meta proteste per rritjen e cmimeve dom gjergj meta proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll