Aktualitet

PROTESTA-Situata e ndezur, prej 1 ore bulevardi i bllokuar…

9 Mars 2022, 19:21 Nga DOSJA
PROTESTA-Situata e ndezur, prej 1 ore bulevardi i bllokuar…

TIRANË- Prej më shumë se 3 ore protesta para kryeministrisë ka agravuar. Kjo pasi qytetarët të irrituar, kanë bllokuar rrugën për makinat, për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Rruga te bulevardi Dëshmorët e Kombit është e bllokuar nga qytetarët, dhe kjo ka bërë që drejtuesit e mjeteve të hyjnë në sens të kundërt për të dalë nga aty.

Një pjesë e mirë e protestuesve, ndodhen ende në bulevard, duke ngritur shqetësimet që kanë me çmimet e larta të naftës, po edhe të gjitha produkteve të tjera. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit, rrugorja po edhe efektivët ‘Shqiponja’, të cilët kanë formuar një kordon në mënyrë që protesta të mos agravojë më shumë.

Nga kjo protestë, policia gjithashtu ka shoqëruar disa persona. Ndërkohë që të pranishmin që kanë ngelur në protestë u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë tu bashkohen dhe të qendrojnë aty deri sa situata të zgjidhet.

Lajmi kryesor: VD-LIVE/ Rritja e FRIKSHME e çmimeve! Protestë masive përballë kryeministrisë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll