Aktualitet

Protesta/ Meta: Qeveria të ulë çmimin e naftës, dëgjoni qytetarët tani!

9 Mars 2022, 18:46 Nga DOSJA
Protesta/ Meta: Qeveria të ulë çmimin e naftës,

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas protestës për rritjen e çmimeve. Në një postim në Facebook, teksa krahason masat qëjanë marrë nga qeveritë e rajonit, Meta deklaron se Shqipëria nuk ka marrë asnjë masë. Kreu i shtetit apelon për ndërhyrjen në uljen e çmimit të naftës dhe ndihmesën për familjet në nevojë.

REAGIMI I PLOTE:

Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 – 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.
Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.
Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi.
Kroacia heq akcizën e naftës.
Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.
Qeveria të ndërhyjë urgjentisht:
Për uljen e çmimit të karburanteve;
Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.
KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI!

Reagimi vjen pas rritjes rekord të çmimeve. Aktualisht nafta në vend ka kapur nivele rekord historike dhe po shitet me 275 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Qeveria ka ngritur ‘duart’. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku këshilluan qytetarët që të nisnin kursinimin, pasi nuk ndërhynin dot në treg për të ndryshuar çmimet.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta proteste per rritjen e cmimeve ilir meta proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll