Art&Argëtim

Pas sherrit me Jerina Lalan, edhe Robert Aliaj largohet nga ‘Love Story’

8 Mars 2022, 14:15 Nga DOSJA
Pas sherrit me Jerina Lalan, edhe Robert Aliaj largohet nga ‘Love

TIRANË- Moderatorja Alketa Vejsiu mbrëmjen e djeshme ka dhënë lajmin së opinionisti i ‘Love Story’ Rober Aliaj është larguar nga programi pas debatit me opinionisten Jerina Lalaj. Kjo e fundit u largua një javë më parë pas debatit me Aliajn, ndërkohë ky i fundit është larguar nga produksioni.

“Jerina e ka lënë javën e kaluar për arsye që i dini. E falënderoj për rrugëtimin që ka pasur me ne në këto dy edicione. Ndërkohë që Robert Aliaj ka bindjet e tij që nuk i negocion, që ne i respektojmë dhe me mirëkuptim kemi vendosur ne dhe produksioni që ai të mos e vazhdojë më eksperiencën në ‘Love Story’ këtë vit”, u shpreh Vejsiu.

 

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

Debati mes Jerinës dhe Robertit nisi me komentet e Kristit se do një femër 4D, por Lalaj tha se nuk ishte mirë që ky perceptim që ai ka për vajzat, të kthehej në vulgaritet, ndërsa Roberti u përgjigj duke e quajtur Jerinën një “personazh të dështuar që jeton me një maçok”. Sipas tij, ajo nuk mund të fliste për familjen, pasi vetë nuk kishte. 

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz jerina lalaj robert aliaj jerina lalaj robert aliaj

Sondazh

Poll