Bota

Lufta në Ukrainë/ Presidenti i Kinës: Situata jashtë kontrollit, duhen bisedime

8 Mars 2022, 12:01 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë/ Presidenti i Kinës: Situata jashtë

KINË– Presidenti kinez Xi Jinping e ka përshkruar situatën në Ukrainë si shqetësuese dhe bëri thirrje për “përmbajtje maksimale”. Ai i bëri komentet gjatë një takimi virtual me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, raporton transmetuesi shtetëror kinez CCTV, raporton BBC.

Xi tha se prioriteti duhet të jetë parandalimi i daljes jashtë kontrollit të situatës në Ukrainë dhe tha se të tre vendet duhet të mbështesin bashkërisht bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kina dhe Rusia aktualisht gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë diplomatike dhe Pekini as nuk e ka dënuar dhe as falur veprimin kundër Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen korridoret humanitare, largohen 2 mln civilë, Zelenskyy i gatshëm për kompromis

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll