Bota

Zyrtari polak: Ndihma e BE-së për refugjatët ukrainas është e pamjaftueshme

8 Mars 2022, 11:16 Nga DOSJA
Zyrtari polak: Ndihma e BE-së për refugjatët ukrainas

UKRAINË– Oferta e Bashkimit Evropian prej 500 milionë euro në ndihmë për vendet që ndihmojnë refugjatët ukrainas është e pamjaftueshme, ka thënë një zëvendësministër i Jashtëm polak.

Kjo shumë sigurisht që nuk do të jetë e mjaftueshme, veçanërisht pasi do të shpërndahet midis të gjitha vendeve,” tha Pawel Jablonski në një intervistë.

Jablonski tha se llogaritjet fillestare vlerësojnë se kostoja e pritjes së një milion refugjatëve do t’i kushtojë Polonisë deri në 2 miliardë euro nëse merren parasysh kostot e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe sigurimeve shoqërore.

“Ky është një vlerësim për një milion njerëz dhe ne do të kemi shumë më tepër,” shtoi ai.

Rreth 1.2 milionë njerëz, 90% e tyre qytetarë ukrainas, kanë ikur nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen korridoret humanitare, largohen 2 mln civilë, Zelenskyy i gatshëm për kompromis

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota evakiumi i ukrainasve lufta ukraine-rusi pawel jablonski evakiumi i ukrainasve lufta ukraine-rusi pawel jablonski

Sondazh

Poll