Bota

12 ditë nga nisja e sulmeve, Rusia ka lëshuar rreth 600 raketa drejt Ukrainës

7 Mars 2022, 09:47 Nga DOSJA
12 ditë nga nisja e sulmeve, Rusia ka lëshuar rreth 600 raketa drejt

UKRAINË– Në ditën e 12-të të luftës në Ukrainë, raportohet se Rusia ka lëshuar tashmë 600 raketa, sipas një zyrtari të mbrojtes amerikane.

Sipas mediave të huaja, SHBA vëzhgoi luftime të vazhdueshme në Kherson dhe Mykolaiv të dielën dhe forcat ruse janë ende duke u përpjekur të rrethojnë Kievin, Khakhiv, Chernihiv dhe Mariupol. Por përparimet janë përballur me rezistencë të fortë ukrainase, duke ngadalësuar sulmin rus.

Ndërkohë, kolona masive ruse në veri të Kievit që përshkon rreth 40 milje rrugë mbetet e bllokuar, por nuk ka asnjë informacion se sa larg është nga Kievi. Në fund të javës së kaluar, ishte afërsisht 25 kilometra nga qendra e qytetit të Kievit.

“Ne besojmë se populli ukrainas në shumicën e pjesëve të vendit ka ende mjete komunikimi, akses në internet dhe media”,- shtoi zyrtari.

Zyrtari nuk mundi të konfirmonte raportet se rusët qëlluan mbi protestuesit në Kiev ose shkeljet e marrëveshjes së armëpushimit për të lejuar korridoret humanitare. Zyrtari gjithashtu nuk mund të vërtetonte raportet se rusët po mbledhin rezerva.

Trupat ruse po bombardojnë dhe shkatërrojnë infrastrukturën, duke kryer sulme masive të zonave të banuara të qyteteve dhe qytezave të Ukrainës duke përdorur artileri, sisteme raketash të shumta lëshuese dhe raketa balistike.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare në disa qytete, Zelenskyy paralajmëron Putin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll