Art&Argëtim

“Këngë katastrofë, e klikojnë me pa b*thët dhe gjoksin e Elvanës”, Capital T ‘shpërthen’ keq ndaj ndjekësit: Në

7 Korrik 2019, 07:33 Nga DOSJA
“Këngë katastrofë, e klikojnë me pa b*thët dhe

KOSOVË– Capital T dhe Elvana Gjata pak ditë më parë lancuan bashkëpunimin e tyre “Fustani”, i cili ka arritur rreth 5 milion klikime. Reperi ka vendosur të ndajë këtë sukses me ndjekësit e tij, por një koment duket se ja ka prishur entuziazmin.

“Nuk e di qysh i ka arrit 5 Milion, a jan fallco a origjinale. S’mundem me thënë këtu asgjë. A me krahasu me hitet e fundit që kanë dalë është zhgënjyese. Kjo kundra hiteve tjera po më duket. Shumica po e klikojnë me ja pa bythët e cicat Elvanës sesa që e ngjojn këngën. Këngë ma pa kuptim, ma palidhje s’kam pa tu i ngju Hitet e fundit si Ledrit, Rio Rio , Majk Ghetto Geasy Malena ,Vamos definitivisht është ky bashkpunimi i juaj me Elvanën si tekst, si beat katastrofë. Ne si popull që jemi i duam lakuriqësitë, i duam problematikat, i duam disa këngë që në fakt s’janë as këngë, asnjë gjë,”– shkruan një ndjekës në postimin e Capital T.

Pas këtij komenti Capital T është nxitur t’i kthejë përgjigje komentuesit, i cili ka ofenduar rëndë si këngën ashtu edhe bashkëpunëtoren e tij Elvanën.

“Shumë fallco profili bre, shumë dukeni kur fshiheni kështu. Gjithsesi cilado këngë që të pëlqen dëgjoje. Për atë është muzika, me dëgju e me u knaq. Nëse kjo s’të ka pëlqy mos e dëgjo dhe mos hapni 20 profile veç me u mundu me na ul. Suksese, bëfsh më mirë,”- i përgjigjet Capital T.

(R.L/Dosja.al)

                                                                                                                           

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz capital t capital t replikon me ndjekesin elvana gjata kenga fustani capital t capital t replikon me ndjekesin elvana gjata kenga fustani

Sondazh

Poll