Bota

Sulmi në termocentral, Ministria e Jashtme: Kërkojmë veprim të qartë dhe vendimtar nga OKB

4 Mars 2022, 13:29 Nga DOSJA
Sulmi në termocentral, Ministria e Jashtme: Kërkojmë veprim

UKRAINË- Ministria e Jashtme e Ukrainës ka dënuar ashpër bombardimin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të detyrojë Rusinë të tërheqë forcat e saj nga termocentrali.

The Guardian shkruan se në një deklaratë të postuar në Facebook, ministria tha se NPP Zaporizhzhya dhe NPP i Çernobilit janë aktualisht nën kontrollin e forcave të armatosura ruse. Si pasojë e granatimeve në territorin e termocentralit bërthamor (Zaporizhzhya), shpërtheu një zjarr, duke vrarë dhe plagosur disa persona. Tashmë zjarri është shuar.

Mijëra njerëz përfshirë civilët që aktualisht nuk janë në gjendje të evakuojnë zonën pranë uzinës për shkak të granatimeve dhe luftimeve të vazhdueshme do të lëndoheshin nga kjo. Jemi të zhgënjyer nga reagimi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), kërkojmë veprim të qartë dhe vendimtar nga agjencia bërthamore e OKB-së,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

LAJMI KRYESOR: 9 ditë LUFTË në Ukrainë, Rusia sulmon termocentralin bërthamor (Zhvillimet)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll