Insights

Putini si Enveri dikur, shqiptarëve u ka ngelur ora pas

1 Mars 2022, 16:13 Nga DOSJA
Putini si Enveri dikur, shqiptarëve u ka ngelur ora pas

Nga Endri Tafani

Nga sa mund të shihet Rusia ka mbetur akoma në vitet 80. Vitet e fundit të komunizmit. Personalisht è shikoj si të trishtueshme pasi me kujton Shqipërine e atyre viteve.

A e patë dialogun e Putinit me shefin e spiunazhit rus para ca ditësh? Shumë shqiptarë qeshnin. Bile kishte shumë nga ata që e mburrni Putinin “shiko si ia mblodhi sigurimsit. mezi bënte mëk mëk ai. Hahaha.. Burrë i fortë Putini.. Bravo”

Po a mund të më thoni çfarë diference kishte ky dialog me atë që kemi parë në TV tona kur Enveri “i kërkonte llogari” Kadri Hazbiut dhe këtij të fundit i merrej goja? Vrasja dhe burgosja e kundërshtarëve  politikë rusë ju kujtojnë gjë? Censura në gazeta e TV ruse ju kujtojnë gjë? Dhe mbi të gjitha fasada e kalbur e një pushteti.

Njerëzit shikojnë parakalime në sheshin e kuq. “Uauu ushtria me è fortë. Bravo Putini. Ngriti fuqinë e Rusise lart e më lart.” Iu kujtojnë gjë parakalimet tona në Bulevardin e Tiranës. Fiks….

E pastaj vjen puna tek realiteti. Ushtarë që nuk kanë bukë të hanë. Ushtarë që vijnë nga zonat më të varfra të vendit. Ushtarë që shesin naftën e tankeve. Ushtarë që shesin materiale ushtarake për një copë bukë apo shishe vodka. Ushtarë që në rastin më të parë lënë armët se nuk duan të luftojnë. Të ngopur me propagandë, por të pangopur me bukë, tërësisht të pamotivuar.

Kjo ishte dhe gjendja e ushtrisë shqiptare në 1990. Nga çdo anë ta kapesh Rusia të kujton atë periudhë. Për popullin rus janë 30 vjet të humbura nën udhëheqjen e njerëzve që ora e Kremlinit u ka ngelur pas në Luftën e Ftohtë dhe mjerimin e saj.

Është e dhimbshme me tepër akoma të shikosh shqiptarë që u ka ngelur ora pas. Dhe nuk janë pak.

Shënim: Postimi është marrë nga profili i autorit në Facebook

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog enver hoxha vladimir putin enver hoxha vladimir putin

Sondazh

Poll

Insights 24 Shkurt 2022, 17:33

Analiza nga Foreign Affairs: Po nëse Rusia fiton?

Nga Liana Fix dhe Michael KimmageKur Rusia i’u bashkua luftës në Siri, në verën e 2015-s, e habiti SHBA-në dhe partnerët e saj. Presidenti i atëhershëm, Barack ...

Insights 20 Shkurt 2022, 08:29

Balil Gjini: Kurrë më!

Nga Balil GjiniMes llumit të korrupsionit që rrjedh valë-valë nga institucionet shtetërore, mes asaj llurbe të verdhë degradimi të vlerave publike e shoqërore, ...