Insights

PËRGJIGJET/ Inceneratorët, Ëngjëll Agaçi nuk njeh asnjë dhe nuk ka kompetencë për asgjë?

22 Shkurt 2022, 17:37 Nga DOSJA

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ka deklaruar se nuk ka njohje me asnjë nga biznesmenët e shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve si dhe ka shpallur moskompetencë për shumë nga çështjet që u pyet në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. I pyetur nëse ka patur presion nga Kryeministri Edi Rama apo lobim nga ana e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për miratimin e përshpejtuar të procedurave, Agaçi e mohoi një gjë të tillë. Prerë Agaçi tha se nuk kishte dijeni. 

Jorida Tabaku: A ka ardhur ndonjëherë të lobojë tek ju zoti Ahmetaj për këtë koncension apo për ndodnjë procedurë tjetër

Ëngjëll Agaçi: Jo asnjëherë.

Agaçi hodhi poshtë gjithashtu pretëndimet e opozitës që konstatoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar 17 procedura brenda ditës për inceneratorin e Elbasanit në një mbledhje. I pyetur edhe se sa miratime janë dhënë brenda ditës, Agaçi shtoi e kishte të pamundur të dinte një informacion si ky, pasi për shkak të fluksit të punës, memorien e ka të konsumuar. 

“Përgjigja ime eshte e njëjta me pare. është e pamundur per zyrën e Sekretarit të Pergjithshëm të dijë sesa vendime merren dhe me qindra dhe mijëra institucione çdo ditë në aktivitetin e qeverisë shqiptare. Ajo që është detyrimi im ligjor dhe iu përgjigja.”-tha Agaçi.

Edhe për inspektimin financiar në Inceneratorin e Elbasanit. Agaçi tha se nuk ka dijeni.

Jorida Tabaku: A keni kërkuar procedurë për inspektimin financiar, a ka kërkuar kryeministri një procedurë të tillë për fillimin e inspektimit financiar?

Agaçi: Nëse kjo do ndodhte do ishte kalim kompetencave dhe antiligjore. Ka institucione që ligji i njeh për të bërë inspektimi.

Jorida Tabaku: A ka patur kërkesë nga kryeministri për inspektimin financiar të inceneratorit të Elbasanit?

Agaçi: Këtu jam për t’u përgjigjur për aktivitetin tim personal brenda tagrit që më njeh ligji.

Jorida Tabaku: Keni kërkuar ju një procedurë të tillë?

Agaçi: Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ka kompetencat e tij.

Edhe për udhëtimet e dy ministrave me të shpallurit në kërkim Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, Agaçi nuk kishte kompetencë të jepte një përgjigje. Vetë tha se nuk i njihte se nuk kishte pasur asnjë kontakt me asnjë prej tyre. Ai shtoi se ishte në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave e se do të dëshironte të pyetej vetëm rreth rolit të tij.

Jorida Tabaku: Sot në media jemi njohur për udhëtime të dy ministrave vendimmarrës në këtë procedurë koncesioni me pronarët Mërtirin dhe Zoton. A keni qenë në dijeni për njohjet e tyre dhe a keni informuar Ramën?

Ëngjëll Agaçi: Unë jam këtu në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave dhe do të dëshiroja që pyetjet të përqendrohen brenda kuadrit ligjor për të cilat kam kompetencat.

Me këtë dëshmi, Agaçi tregoi se më shumë informacion për punën dhe protokollin që ndiqet në zyrat e shtetit ka roja i kryeministrisë sesa Sekretari i Përgjithshëm. Por a është kështu? Ligji nr.90,2012, neni 15 saktëson qartë detyrat e Sekretarit të Përgjithshëm, ku renditet në pikën c, edhe drejtimi mbikqyrja dhe koordinimi. Thënë ndryshe, si mund të mos e dijë Agaçi nëse 17 procedura janë miratuar ose jo brenda ditës, kur kjo është një nga fushat e veprimit si Sekretar i Përgjithshëm…?

(F.m;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

factcheck politike engjell agaci jorida tabaku komisioni per inceneratoret engjell agaci jorida tabaku komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll

Insights 20 Shkurt 2022, 08:29

Balil Gjini: Kurrë më!

Nga Balil GjiniMes llumit të korrupsionit që rrjedh valë-valë nga institucionet shtetërore, mes asaj llurbe të verdhë degradimi të vlerave publike e shoqërore, ...

Insights 19 Shkurt 2022, 19:27

Bigbrother mania, histeria e kotësisë

Nga Ermal MulosmaniTë jesh konkurues! Kjo është një përpjekje konstante në të gjitha aspiratat njerëzore, në të gjitha profesionet dhe në të gjitha kohët. Kjo ë...

Insights 14 Shkurt 2022, 08:39

Nga Aristoteli te Lali Eri?

Në Tiranë. Rruga “Mine Peza”. Pingul me të rruga “Kongresi i Tiranës” dhe sheshi para shkollës “Hasan Vogli”. Një pallat i verdhë me një akacie të lartë dhe kat...