Art&Argëtim

Nga kongresmeni amerikan tek Ardi Daullxhiu, si e ngriti Meta “piacën” për valle popullore (Fotot)

5 Korrik 2019, 16:06 Nga DOSJA
Nga kongresmeni amerikan tek Ardi Daullxhiu, si e ngriti Meta

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ndodhej në Tropojë, si i ftuar nderi në ceremoninë e vendosjes së emrit të rrugës sipas kongresmenit amerikan Eliot Engel. (Lexo këtu)

Gjatë ceremonisë në media qarkulluan foto teksa Meta kërcente vallen e tropojës me kongresmenin.

Déjà vu?

Kjo pamje na kthen pas në kohën kur LSI-ja ishte ‘forcë e parë dhe e paparë’, para zgjedhjeve parlamentare të 2017.

Teksa Ardi Daullxhiu merrte vallen, Meta e shoqëronte duke kërcyer nën ritmet e këngës “Gëzuar Baftjar” kur në fakt dukej sikur po shijonte momentet e fundit të “lirisë” para se t’i nënshtrohej petkut të Presidentit të Republikës.

Me ndryshimin e postit, Meta ndryshoi edhe partnerin e kërcimit. Nuk dihet nëse gjatë pushimit Meta e ka pyetur Engel nëse kishte informacion për vizën e mikut të tij, të cilit i besoi edhe partinë, Petrit Vasilit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale eliot engel ilir meta meta ne tropoje eliot engel ilir meta meta ne tropoje

Sondazh

Poll