Bota

Grupi i hakerëve ‘Anonymous’ i shpall luftë administratës ruse, merr mbështetje masive

26 Shkurt 2022, 09:32 Nga DOSJA
Grupi i hakerëve ‘Anonymous’ i shpall luftë

RUSI- Grupi i hakerëve të quajtur ‘Anonymous’ shpalli zyrtarisht një “luftë kibernetike” kundër administratës së presidentit rus Vladimir Putin. Sipas RT, websajtet e qeverisë ruse; Presidenca dhe parlamenti, Ministria e Mbrojtjes dhe RT (media shtetërore) u prekën të gjitha nga sulmi kibernetik. Disa nga faqet e internetit u ngadalësuan duke mos funksionuar ashtu siç duhej dhe të tjerat u shkëputën për shumë orë gjatë ditës. Grupi i hakerëve e paralajmëroi këtë luftë në Twitter nga ku shumë njerëz i dhanë mbështetje duke lënë komente pozitive në postet e tyre.  

The Anonymous collective is officially in cyber war against the Russian government. #Anonymous #Ukraine

— Anonymous (@YourAnonOne) February 24, 2022

Ndërsa Rusia vazhdon të luftojë kundër Ukrainës, grupi i famshëm i hakerëve po bën çmos për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta duke bërë që faqet e internetit të qeverisë ruse mos të funksionojn.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, Zelensky: Nuk do të dorëzojmë armët

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota hakeret 'anonymous' hakeret 'anonymous'

Sondazh

Poll