Bota

Ministria ruse: I lëshuam ​​raketat gjatë natës, por nuk synuam të vrisnim civilët

26 Shkurt 2022, 08:23 Nga DOSJA
Ministria ruse: I lëshuam ​​raketat gjatë natës, por nuk

RUSI- Ministria ruse e mbrojtjes tha të shtunën se nisi sulme me raketa lundrimi gjatë natës kundër objektivave në Ukrainë. CNN shkruan se ministria ruse pretendoi se kishte në shënjestër ekskluzivisht infrastrukturën ushtarake, pasi u shfaqën video të një ndërtese të lartë rezidenciale pranë Kievit që u godit nga një raketë.

“Gjatë natës, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse filluan një sulm me armë precize me rreze të gjatë duke përdorur raketa lundrimi të lëshuara nga ajri dhe deti kundër objekteve të infrastrukturës ushtarake ukrainase. Theksoj edhe një herë se zjarri është drejtuar vetëm në objektet e infrastrukturës ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke përjashtuar dëmtimet në infrastrukturën rezidenciale dhe sociale” thuhet në njoftimin e ministrisë ruse.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll