Bota

Dialog Rusi-Ukrainë? Diplomatja që negocioi reformën në drejtësi në Shqipëri: Të gatshëm!

25 Shkurt 2022, 22:12 Nga DOSJA
Dialog Rusi-Ukrainë? Diplomatja që negocioi reformën në

SHBA– Victoria Jane Nuland, një diplomate amerikane që aktualisht shërben si Nënsekretare e Shtetit për Çështjet Politike ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të takohen për përfaqësuesit rusë.

Në një deklaratë për mediat, Nuland është shprehur se nëse Rusia do të bjerë dakort të negociojë për paqe e armëpushim me Ukrainën, SHBA-të mund të ndërmjetësojnë dialogun. Takimi i zyrtarëve amerikanë mund të bëhet fillimisht me rusët e më pas me ukrainasit.

“Nëse Rusia është gati të negociojë, SHBA-ja është e gatshme të takohet me përfaqësuesit rusë,”- thuhet në reagim.

Nuland ka qenë edhe në Shqipëri në vitin 2016 kur ka shprehur mbështetjen e SHBA-së në proceset demokratizuese, integrimin e mëtejshëm euroatlantik si dhe në prosperitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon. Ajo zhvilloi takime me politikanër kryesorë në vend e shoqëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në atë kohë në Tiranë, Donald Lu. Nuland negocioi procesin e hartimit të draftit për reformën në drejtësi, proces që është mbikëqyrur nga Komisioni i Venecias

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota victoria jane nuland victoria jane nuland

Sondazh

Poll