Bota

Lufta në Ukrainë, Kanadaja i vendos sanksione të drejtpërdrejta Putin dhe Lavrov

25 Shkurt 2022, 22:07 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Kanadaja i vendos sanksione të

KANADA- Kanadaja do të vendosë sanksione drejtpërdrejt ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe rrethit të tij të ngushtë të këshilltarëve, njoftoi të premten pasdite kryeministri Justin Trudeau. CBC shkruan se sanksionet do të shtrihen edhe ndaj ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe shefit të kabinetit të Putinit.

“Këta njerëz mbajnë përgjegjësinë më të madhe për vdekjen dhe shkatërrimin që ndodhin në Ukrainë,” tha Trudeau.

Trudeau i përshkroi masat e reja si grupi i tretë i sanksioneve të ashpra dhe të koordinuara të zbatuara nga Kanadaja dhe aleatët e saj. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian gjithashtu kanë njoftuar sanksione kundër Putinit dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov. BE-ja po ngrin llogaritë financiare të lidhura me Putinin. Sanksionet e SHBA vendosin gjithashtu një ndalim udhëtimi për Putinin.

Trudeau tani po bën thirrje për largimin e Rusisë nga SWIFT, sistemi bankar me bazë në Belgjikë që përdoret për shumë transaksione financiare ndërkombëtare.

“Përjashtimi i bankave ruse nga SWIFT do ta bëjë edhe më të vështirë për presidentin Putin financimin e brutaliteteve të tij”, tha Trudeau.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota justin trudeau lufta ukraine-rusi sergei lavrov vladimir putin justin trudeau lufta ukraine-rusi sergei lavrov vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2022, 20:36

Cilat sanksione do ta dëmtonin më shumë Putinin?

Nga Timothy L. O’Brien“Bloomberg”Stephen Kotkin, është profesor i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prinstonit në SHBA, dhe autor i d...