Art&Argëtim

Arkeologët bëjnë zbulimin e madh/ Filistinët e lashtë kanë origjinë europiane

5 Korrik 2019, 09:47 Nga DOSJA
Arkeologët bëjnë zbulimin e madh/ Filistinët e lashtë

Hulumtimi më i ri historik në Gjermani ka zbuluar disa të dhëna për origjinën e filistinëve të lashtë. Analizat e  ADN-së të eshtrave të gjetura në një varrezë në bregun izraelit kanë përcaktuar origjinën europiane.

Filistinët besohej se kishin arritur në Izraelin e sotëm në shekullin e 12 para Krishtit, megjithëse kishte pak prova për të treguar se prej nga kishin ardhur si popull.

Arkeologu, Daniel Master, tha se “ideja se filistinët ishin emigrantë ishte diçka që nuk mund ta demonstronim kurrë më parë”.

Por eshtrat që janë gjetur në Ashkelon, një qytet në bregdetin mesdhetar të Izraelit, 50 kilometra në jug të Tel Avivit të sotëm, u përkasin epokës së bronzit, dhe këto janë analizuar përmes teknologjisë më të fundit në shtetin Gjerman.

“Po bëhen 150 vite që arkeologët e të gjithë botës punojnë për këtë çështje”, thekson Daniel Master, dhe e cilëson këtë zbulim si të jashtëzakonshëm.

“Tashmë, me rezultatet e ADN-së në dispozicion, që tregojnë një prejardhje europiane në Ashkelon në shekullin XII para erës sonë, mund të themi që këta njerëz ishin emigrantë të ardhur në këtë rajon në shekullin XII”, thekson ai.

Burimi: DW

A.C.Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture arkeologët gjermanë filistinët filistinet me origjinë evropiane fis i lashtë arkeologët gjermanë filistinët filistinet me origjinë evropiane fis i lashtë

Sondazh

Poll