Art&Argëtim

Çifti i grupit muzikor ABBA ndahen pas 41 vitesh martesë

24 Shkurt 2022, 09:11 Nga DOSJA
Çifti i grupit muzikor ABBA ndahen pas 41 vitesh martesë

SUEDI- Ylli i grupit suedez të muzikës ABBA, Björn Ulvaeus dhe gruaja e tij Lena Kallersjö janë ndarë pas 41 vitesh martesë. Çifti, i cili u martua në vitin 1981 dhe kanë dy fëmijë së bashku, njoftuan se ata do të divorcohen, pordo të mbeten miq të mirë.

“Pas shumë vitesh të bukura dhe plot ngjarje, ne kemi vendosur të divorcohemi, ne mbetemi miq të ngushtë dhe të mirë dhe do të vazhdojmë të festojmë së bashku ditëlindjet e nipërve dhe festimet e tjera familjare”-tha çifti në një deklaratë të përbashkët.

Dyshja filluan të takoheshin menjëherë pasi Björn u nda me Agnetha Fältskog, me të cilën u martua në vitin 1971 përpara se grupi të bëhej i famshëm.Kur martesa përfundoi, Agnetha thuhet se kishte nevojë për këshillim. Ajo luftoi me jetën në ABBA, jo më pak duke kaluar kaq shumë kohë larg dy fëmijëve të saj të vegjël, Linda dhe Peter, ndërsa grupi fluturoi nëpër botë në orarin e tyre rraskapitës të turneut.

Bjorn dhe Lena ishin takuar në një festë të Vitit të Ri në shtëpinë e shokëve të grupit ABBA, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad.

“Ne vërtet ramë në dashuri me rrufenë, aq e çuditshme sa je beqar për një javë dhe pastaj bie aty menjëherë,“-tha Björn më parë për Lenën.

Por duket se dashuria e tyre tashmë ka përfunduar edhe pse kanë jetuar 41 vite dashurie së bashku.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz abba björn ulvaeus abba björn ulvaeus

Sondazh

Poll