Bota

Ka vdekur? Rrjeti ‘pushtohet’ nga lajmi tragjik, pallati Mbretëror: Elizabeta është gjallë

23 Shkurt 2022, 06:09 Nga DOSJA
Ka vdekur? Rrjeti ‘pushtohet’ nga lajmi tragjik, pallati

BRITANI– Në rrjet qarkulloi lajmi se Mbretëresha Elizabeth II kishte ndërruar jetë. Kjo u bë virale në çdo rrjet social dhe në media mirëpo një zyrtar parlamentar tha se asgjë nuk ishte e vërtetë e se mbretëresha po rikuperohet nga Covid-19.

Të martën ‘Hollywood Unlocked’, një media e famshme e lajmeve raportoi se Elizabeta ishte gjetur e vdekur. Themeluesi i gazetës, Jason Lee e raportoi atë.

Burime pranë mbretërisë mbretërore na njoftuan ekskluzivisht se #QueenElizabeth ka ndërruar jetë,” tha Hollyëood Unlocked. “Ajo ishte planifikuar të merrte pjesë në dasmën e redaktorit britanik të Vogue, Edëard Enninful, por u gjet e vdekur. Historia në zhvillim.”

Dayo Okewale, një shef i personelit në Dhomën e Lordëve, tha se raporti për vdekjen e mbretëreshës ishte “i rremë”.

Buckingham Palace njofton se mbretëresha, e cila është 95 vjeçe, vuan nga simptoma të buta, të ngjashme me të ftohtin, pasi rezultoi pozitive për COVID-19. Në një përditësim të martën, pallati tha se Elizabeth vazhdoi të vuante nga simptoma të ngjashme me të ftohtin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota elizabeta ii mbreteresha elizabet elizabeta ii mbreteresha elizabet

Sondazh

Poll