Bota

Italia lehtëson masat anti-Covid, nga 1 marsi do të hiqet karantinimi për udhëtarët

22 Shkurt 2022, 21:40 Nga DOSJA
Italia lehtëson masat anti-Covid, nga 1 marsi do të hiqet karantinimi

ITALI- Italia ka lehtësuar masat anti-Covid. Ministria e Jashtme me anë të një postimi në Facebook, shkruan se nga 1 marsi vendi fqinj ka vendosur që të heqë karantinën për udhëtarët. Në postim shkruhet se për tu futur në Itali duhet vetëm çertifikata e vaksinimit osë një test PCR.

Postimi i Plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Italia ka vendosur që të lehtësojë masat anti-Covid për hyrje/daljet nga vendi. Duke filluar nga data 1 mars, udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme që të karantinohen. Të gjiithë personat që duan të futen në Itali, mjafton që të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza. Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar, mjafton një test PCR negativ ose certifikata e rikuperimit nga Covid-19.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota itali masat anti-covid ne itali itali masat anti-covid ne itali

Sondazh

Poll