Art&Argëtim

Banori i parë i BBV2! DETAJET, Eduart Grishaj flet për Donaldin: Nuk e pranoi humbjen…

21 Shkurt 2022, 11:35 Nga DOSJA
Banori i parë i BBV2! DETAJET, Eduart Grishaj flet për Donaldin: Nuk e

TIRANË– Ditën e premte u shpall fituesi i parë i “Big Brother Vip”, Ilir Shaqiri. Pa kaluar shumë kohë kanë nisur edhe përgatitjet për edicionin e dytë të “Big Brother Vip. Regjisori Eduart Grishaj, i ftuar në “Wake Up”, përmendi se Ori Nebiaj do të jetë pjesë e Big Brother VIP 2, ndërsa nuk dihet nëse ishte shaka nga ana e tij apo e vërtetë.

Ori: Keni menduar për vipa të Big Brother VIP 2?

Eduart Grishaj: Po, kam edhe një emër, Ori Nebiaj, ke edhe një detyrë t’i mbushësh mendjen Islit të jeni të dy.

Grishaj po ashtu foli për zhgënjimin që pësoi Donaldi, duke thënë se asnjë nuk e pranon lehtë humbjen.

“Jo vetëm në një spektakël të tillë që përfshihet gjithë kombi shqiptar, por ne jemi mësuar me këto gjëra. Nuk njoh ende një shqiptar që ka pranuar humbjen, ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar. Asnjëri nga finalistët nuk ka humbur, gjithsecili mund të ishte fituesi”, është shprehur Grishaj.

Thuhet se Veshaj nuk ka qenë në xhirimet për netët post BB Vip, si dhe ka hequr dorë nga emisioni “Më lini të flas”, që “TCH” i ofroi gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip eduart grishaj big brother vip eduart grishaj

Sondazh

Poll