Bota

Dy herë me fat! Shoferi që i shpëtoi tragjedisë në 2014, u gjet mes flakëve dhe në Korfuz

19 Shkurt 2022, 14:51 Nga DOSJA
Dy herë me fat! Shoferi që i shpëtoi tragjedisë në

TIRANË– 52-vjeçari Nonta Piperis është gjendur për herë të dytë në një prag tragjedie. Ai ndodhej në anijen “Euroferry Olympia” që shpërtheu në flakë pak ditë më parë, ndërkohë që pjesë e një tjetër historie të ngjashme është gjendur edhe në vitin 2014.

Nonta Piperis është një shofer kamioni nga Greqia. Ai u shpëtua nga “Norman Atlantic” në  28 dhjetor të vitit 2014, kur një zjarr që ka shpërthyer në garazhin e anijes që ishte nisur nga Patra drejt Ankones. Në këtë ngjarje mbetën të vdekur 11 persona, ndërsa 18 të tjerë nuk u gjetën kurrë.

Këtë herë 52-vjeçari shpëtoi bashkë me 30 të tjerë në portin e Korfuzit pasi trageti u dogj. 12 persona nuk janë gjetur ende, ndërkohë që kërkimet vijojnë. Në traget ishin 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit. Traget ishte në pronësi të firmës italiane Grimaldi Lines.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni nonta piperis nonta piperis

Sondazh

Poll