Art&Argëtim

Çfarë ndodhi mbrëmë? Surprizat e 4 finalistëve të “BBV”, kush ishin të ftuarit

19 Shkurt 2022, 12:10 Nga DOSJA

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme finalja e spektaklit “Big Brother VIP”, dhuroi plot emocione të forta për katër finalistët. Të gjithë ata u suprizuan me një person të veçantë.

Surpiza e parë ishte për prezantuesen Einxhel Shkira, e cila pati një vizitë nga babai i saj, piktori Muzafer Shkira. Ai emocionoi Einxhelin me fjalët e bukura për suksesin dhe rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme.

Modelja Beniada Nishani u surprizua nga familjarët e saj. Produksioni përgatiti një surpizë shumë të këndshme duke i sjellur në takim prindërit dhe të afërmit të cilat shijuan darkën dhe kërcyen nën ritmet e këngëve të Sinan Hoxhës, i cili po ashtu ishte i ftuar.

I ftuar special për muzikë ka qenë këngëtari Sinan Hoxha, por më shumë ka qenë për Beniadën pasi ajo brenda shtëpisë ka kënduar shumë nga këngët e tij.

Balerini Ilir Shaqiri u dërgua në Teatrin e Operas dhe Baletit, aty ku takoi nënën dhe sopranon e njohur shqiptare me fame botërore Inva Mula. Mula ka interpretuar këngën “Valësi i lumturisë”, në skenën e teatrit balerini ka interpretuar një vals përkrah nënës së tij, Mukadeze Shaqirin.

Nuk ishin vetëm ato surpriza për Ilirin por takoi bashëshorten e tij italjane Emanuela Morini, si fillim ai dëgjoj zërin e saj duke thënë disa fjalë shqipë dhe pas ajo hyri në shtëpinë e “BBV”

Ndërsa aktori Donald Veshaj, mori disa surpriza. Ai fillim ai takoi këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila erdhi nga Dubai për të qenë me të në natën finale. Gjithashtu surpriza e veçantë për Donaldin ishte takimi dhe mamanë e tij.

Në spektaktlin “Big Brother VIP” fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri, duke fituar çmimin e madh  100,000 euro.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip big brother vip

Sondazh

Poll