Art&Argëtim

Flaka Krelani ironizon fitoren e Ilirit: Kthema Borxhin

19 Shkurt 2022, 11:21 Nga DOSJA
Flaka Krelani ironizon fitoren e Ilirit: Kthema Borxhin

TIRANË- Këngëtarja Flaka Krelani ka ironizuar fituesin e ‘Big Brother VIP’, balerinin Ilir Shaqiri dhe producenten Lori Hoxha. Flaka ka ripostuar një foto në story në Instagram ku shkruhej “Si thuhet shqip: Kthema Borxhin”. Duket që këngëtarja e ka parë këtë fitore si një kthim borxhi të Lori Hoxhës kundrejt Ilir Shaqiri, duke nënkuptuar që kjo nuk ishte fitore e merituar.

Në vitin 2014  Flaka Krelani ishte përballë Lori Hoxhës në spektaklin “Dancing With The Stars 4”, ku kjo e fundit u shpall fituese, ndërsa në juri ishte kryetar Ilir Shaqiri, i cili dha vendimin përfundimtar të fituesit. Fitorja e Lori Hoxhës atë kohë kishte nxitur reagime të shumta, duke u konsideruar si një vendim i padrejtë nga disa.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip flaka krelani ilir shaqiri lori hoxha big brother vip flaka krelani ilir shaqiri lori hoxha

Sondazh

Poll