Art&Argëtim

Përlotet Sonila Meço, surpriza që mori në mesnatë për ditëlindje (Video)

3 Korrik 2019, 17:35 Nga DOSJA
Përlotet Sonila Meço, surpriza që mori në mesnatë

TIRANË– Gazetarja Sonila Meço është përlotur teksa moderonte emisonin e saj “Tempora”. Në mesnatë, kur ora shkoi 00:00 Sonila kishte ditëlindjen.

Stafi i saj kishte menduar një surprizë për të që e bëri të përlotej .

Ajo ishte në transmetim direkt në RTV Ora kur regjia i ndërpreu fjalën për ti treguar një video që kishin përgatitur për 42-vjetorin e lindjes së saj.

Në video u shfaq vogëlushja e Sonila Meços, Amris që I këndonte nënës së saj këngën e ditëlindjes së bashku me kushërinjtë.

Më pas e ftuara e studios, Kozeta Kurti u fut brenda me një tortë që kishte numrin “1”.

Ta zgjodhëm të bardhë sic je vetë. Ta zgjodhëm të kuqe për gjithë dashurinë që jep dhe ta zgjodhëm të artë sepse je e artë, për të gjithë kënaqësinë që na ke dhënë në punë dhe shpresojmë që ta vazhdojmë,”- tha Kozeta.

Moderatorja u prek dhe filloi të përlotej. Ajo më pas përqafoi publikun e saj dhe i falenderoi për urimet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz perlotet sonila meco sonila meco feston ditelindjen perlotet sonila meco sonila meco feston ditelindjen

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Korrik 2019, 09:50

TIRANË– Rezarta Shkurta ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke marrë një pyetje që ajo e ka cilësuar, sa të bukur aq edhe...