Art&Argëtim

3 Korrik 2019, 09:50 Nga DOSJA

TIRANË– Rezarta Shkurta ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke marrë një pyetje që ajo e ka cilësuar, sa të bukur aq edhe të vështirë.

“Kam shumë kohë pa dhënë një intervistë të vërtetë. Dëshiroj të shfletoj DITARIN, sot këtu me ju…”- shkruan Rezarta Shkurta në InstaStory.

“Sa e bukur dhe sa e vështirë është të jesh Rezarta Shkurta?”- shkruan një fanse e këngëtares menjëherë pasi Rezarta dha mundësinë për ta pyetur.

Kjo pyetje ka bërë që Rezarta Shkurta të rrëfejë se sa e vështirë ka qenë për të, të qenit një  personazh publik, dhe dhimbja që ka shkaktuar te prindërit, çdo fjalë e qarkulluar për të.

“Shumë pyetje e bukur dhe e vështirë për tu shpjeguar në një faqe të vogël Instagrami. Unë zgjodha të jem personazh, në një moshë fare të re 17-18 vjeç. Atëherë më dukej shumë interesante të isha në botën e televizionit. Po të kisha sot mundësi zgjedhje, sigurisht që nuk do e zgjidhja këtë rrugë. Privatësia është e shtrenjtë dhe unë nuk e kam luksin ta kem. Përjashto avantazhet që mund të të sjell në një Shqipëri të vogël, përqindja e problemeve ka qenë më e lartë. Përveç Rezarta Shkurtës paralel unë jam dhe vogëlushja e dy prindërve , që pas çdo shkrimesh negative të cilat nuk kanë qenë pak janë lënduar,”- i përgjigjet Rezarta Shkurta ndjekëses.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz prinderit e rezarta shkurtes rezarta shkurta rezarta shkurta rrefen brengat prinderit e rezarta shkurtes rezarta shkurta rezarta shkurta rrefen brengat

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Korrik 2019, 06:24

Sabit Tusha dhe nëna e tij Hate u kthyen në një sensacion të vërtetë në rrjetet sociale pasi u shfaqën bashkë në mbrëmjen e maturës.Të ftuar tek “Ftesë në 5”, S...