Art&Argëtim

“Dy vjet me Besin veç budalliqe flisni me mbush emisionin”, ‘shpërthen’ keq Erion Isai: Hera parë dhe e fundi

3 Korrik 2019, 07:40 Nga DOSJA
“Dy vjet me Besin veç budalliqe flisni me mbush emisionin”,

Erion Isai me krenari ndau me ndjekësit e tij në rrjete sociale lajmin e fitores në Kolonjë ku mori plot 4279 vota. Por, duket se ndjekësit e tij nuk janë të kënaqur me faktin që aktori I humorit ka vendosur të përfshihet në politikë. Shumë nga komentuesit nuk e kanë mirëpritur këtë fakt.

Por, nga të gjithë komentet që e kritikojnë për fitoren e padenjë, Erion Isain e ka prekur një koment që ve në mëdyshje dhe aftësitë e tij si aktor.

“Ishalla nuk “shkëlqen” bashkinë ashtu si shkëlqen në aktrim,”- ka shkruar një ndjekëse me ironi duke e shoqëruar me emoji të qeshurash.

“Lere se ky ka qenë humorist i madh, ka 2 vjet me Besin vec flasin budallallëqe me mbush emisionin, përsërisin të njëjtat gjëra,”– vijon një ndjekës poshtë këtij komenti.

Erion Isai ka zgjedhur të replikojë me këto komente, ku i revoltuar shkruan:

“Hera e parë dhe e fundit që replikoj me ty. Së pari kosideratat e tua për mua më bën të mendoj që kur ju jap këtë reaksion vulgut si puna juaj, do të thotë që po bëj dicka. Shiko e thellohu se bukuria nuk matet në vendosje tiparesh fizike, apo hapsirash veshje-zhveshje. Të uroj që në jetë të kesh një mendie gjithmonë e më të bukur. Të uroj shëndet”.

(R.L/Dosja.al)

               

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktor humori erion isai erioni replikon me ndjekesit kryetar bashkie ne kolonje aktor humori erion isai erioni replikon me ndjekesit kryetar bashkie ne kolonje

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Korrik 2019, 06:24

Sabit Tusha dhe nëna e tij Hate u kthyen në një sensacion të vërtetë në rrjetet sociale pasi u shfaqën bashkë në mbrëmjen e maturës.Të ftuar tek “Ftesë në 5”, S...