Ekonomi

Miratohet projektligji për Start Up-e: 10 milionë euro ndihmë për bizneset inovative

14 Shkurt 2022, 18:43 Nga DOSJA
Miratohet projektligji për Start Up-e: 10 milionë euro ndihmë

TIRANË- Bizneset e reja në fushën e inovacionit do të mbështeten financiarisht nga buxheti i shtetit. Kjo është bërë e ditur nga specialistja Ana Petani në Kmisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Gjithashtu këto biznese të cilat janë të regjistuara në ‘Start Up’, do të kenë mundësi të përfitojnë këshillim pa pagesë, të përjashtohen nga taksat vendore, taskat e pasurisë së paluajtshme, të ndërtesës sio dhe nga tatimi mbi fitimin për dy vite rresht. Petani u shpreh se mbështetja e Start Up-eve do të bëhet me anë të regjistrimeve dhe se një start up, i cili është më i zhvilluar se sa një ide do të financohet me shumë.

“Mbështetja e inovacionit në fusha prioritar si dhe mbështetja e iniciativave që kanë impakt pozitiv mjedisor apo fuqizimi i grave sipërmarrëse. Mënyra sesi këto startup-e do të mbështeten do të bëhet me anë të thirrjeve. Do të hapet një thirrje që do të ketë një temë të caktuar, dhe mbi bazë të tyre do të bëhet edhe mbështetja e startup-eve. Do të hapet regjistri i startup-eve dhe i lehtësuesve nëpërmjet e-Albania dhe një startup apo një lehtësues futet në e-Albania dhe vetëdeklarohet si startup dhe në momentin që hapet thirrja startup-i që është pjesë e këtij regjistri sheh kriteret për të aplikuar. Nëse është një startup që është thjesht në fazë ideje do të financohet më pak sesa një startup që është më i zhvilluar. Vetëm 2% e startup-eve janë të suksesshme të cilat marrin financime. Ne jemi shumë koshient për këtë dhe buxheti i shtetit nuk është i cunguar sepse buxheti i shtetit është 10 milionë euro për katër vite, pra janë 2.5 milionë euro në vit. Ne kemi një numër prej 1000 Start UP që janë financuar nga donator të ndryshëm, por vetëm 2% janë të suksesshme”, tha Petani.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi ana petani kmisionin për veprimtaritë prodhuese start-up tregtinë dhe mjedisin ana petani kmisionin për veprimtaritë prodhuese start-up tregtinë dhe mjedisin

Sondazh

Poll