Ekonomi

VIDEO- Nafta shkon 199 lekë për litër! 40% më e shtrenjtë se gjatë pandemisë

11 Shkurt 2022, 21:58 Nga DOSJA
VIDEO- Nafta shkon 199 lekë për litër! 40% më e

TIRANË– Në pikat e shitjes me pakicë në Tiranë, nafta këtë të premte tregtohej me 199 lekë/litri, së bashku me benzinën. Trendi po vazhdon edhe pse autoriteti i konkurrencës njoftoi se ka vënë në monitorim tregun e hidrokarbureve, për shkak të rritje së menjëhershme të çmimit, që ngjante i koordinuar.

Shqipëria është një nga vendet që naftën e takson më shumë se çdo vend tjetër në Europë dhe rajon. Në çmimin final të produktit sipas përllogaritjeve rreth 104 lekë janë taksa, duke filluar nga akzica që me ndryshimet e reja indeksohet me inflacionin, më pas vjen markimi, taksa e karbonit, qarkullimit dhe mbi këto, së bashku me fitimin e tregtarit vendoset, TVSH-ja.

Banka e Shqipërisë në raportin e saj për inflacionin është shprehur se rritja e çmimeve ka dalë jashtë parashikimeve dhe pritet të vazhdojë përgjatë gjithë vitit. Sipas institucionit këto çmime reflektojnë tregun ndërkombëtar, ku kërkesa është e lartë dhe prodhimi i pakët.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi rritja e cmimit te naftes rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll

Ekonomi 10 Shkurt 2022, 08:48

Terapi për uljen e peshës pa dieta dhe sport

KROACI-Kush lufton për të ulur peshën, e di mirë sa e mundimshme është që të heqësh kilogramët e tepëra: Sporti është rraskapitës dhe dietat shpesh kanë sukses ...