Ekonomi

10 vite emigrant në Itali, qytetarit nga Berati ia kalojnë gjendjen civile në Kashar

11 Shkurt 2022, 21:14 Nga DOSJA
10 vite emigrant në Itali, qytetarit nga Berati ia kalojnë gjendjen

TIRANË– Julian Mjeshtri prej 10 vitesh emigrant në Itali, i lindur dhe i rritur në Berat kishte 6 vjet pa ardhur në Shqipëri. Kur kthehet për një dasëm, kërkon për të marrë një certifikatë. Por në këtë moment mëson se i kishin kaluar gjendjen civile nga Berati në Tiranë, në zonën e Kasharit.

Julian Mjeshtri: Kisha 6 vite pa u kthyer në Shqipëri. U ktheva, se kisha një dasëm. Vajta në gjendjen civile për të nxjerrë një certifikatë. Më tha që gjendja civile e juaja është transferuar në Kashar të Tiranës. Unë nuk e di, kush e ka çuar, kush e ka bërë. Ju drejtova juve me shpresën që të mund të më ndihmoni me dicka sepse më duhen dokumentet.

Gazetarja: Ti ke ndonjë shtëpi në Kashar të Tiranës?

Julian Mjeshtri: Jo, asnjëherë! Jam lindur e rritur në Berat dhe në Berat e kam shtëpinë pavarësisht, që jetoj në Itali.

Gazetarja: Julian, merr anën pozitive je bërë banor i kryeqytetit.

Julian Mjeshtri: Atë po, por më mungon shtëpia në Tiranë.

Emisioni “Stop” i është drejtuar zyrës së Gjendjes Civile në Kashar, por aty thonë, se verifikimet janë bërë nga CEZ për banorët e kryeqytetit. Në zyrën e Gjendjes Civile, Rajoni 1 në Berat japin disa opsione, që zotëria të mund të kthehet banor i Beratit. Më e thjeshta, për Julianin që jeton në Itali, është E-albania.

Gjendja Civile Kashar: Në 2019-ën ka filluar azhornimi i adresave për çdo qytetar, si për ne dhe për juve.

Gazetarja: Në qoftë se unë dua të vij dhe të kaloj pashaportizimin në Kashar, çfarë më kërkohet?

Gjendja Civile Kashar: Dokumenti i shtëpisë, fotokopje e kartave, siç i kemi këtu, në qoftë se do! Juliani në qoftë se nuk do të vendoset te kjo adresa, se ndoshta mund të ketë patur 2 shtëpi.

Gazetarja: Si e provon, që e ka gjetur në Tiranë këtë qytetarin?

Gjendja Civile Kashar: Shtëpi më shtëpi kanë shkuar ata të ÇEZ-it, që është bërë ajo adresari për të gjithë shtetasit.

Gazetarja: Këtë qytetar për 6 vite nuk e kanë gjetur askund, se ka qenë emigrant.

Gjendja Civile Kashar: Atëherë dokumentacionin nuk mund ta gjesh këtu te Adelina mi motër!

Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt qytetit të Beratit dhe i është drejtuar Gjendjes Civile Nr. 1 të këtij qyteti për të kuptuar se si ka ndryshuar gjendja civile e Julian Mjeshtrit dhe cila mund të jetë zgjidhja që Juli të kthehet sërish banor i qytetit të Beratit

Gjendja Civile Berat: Sistemi Kombëtar i Adresave, thotë që Julian Mjeshtri me kod të Gjendjes Civile është këtu tek ne, por me adresë banimi i ka nxjerrë adresën, Bashkia Tiranë, njësia administrative Kashar, fshati Yzberisht. Domethënë këtë ia ka nxjerrë Sistemi Kombëtar i Adresës, tani që Juliani të marrë certifikatwn për vete, duhet të bëjë saktësimin e adresës, që do të thotë se nëse ai ka shtëpi këtu, le të sjellë…

Gazetarja: Shtëpinë e prindërve

Gjendja Civile Berat: Shtëpinë e prindërve, një fotokopje të certifikatës së pronës të shtëpisë që ai ka këtu, një vërtetim nga Zyra e Urbanistikës që e merr në Bashki dhe ne bëjmë veprimet, t’i rregullojmë adresën.

Gazetarja: Problemi është që zotëria është jashtë shtetit, është në Itali, nuk e ka luksin dhe mundësinë për të ardhur dhe për të bërë këto ndryshime sepse thotë: Unë nuk kam shtëpi në Tiranë dhe prej 10 vitesh jam në Itali, 6 vite kam që nuk kam ardhur fare dhe marr vesh për një vizitë dy-ditore në Shqipëri se më kanë çuar në Tiranë.

Gjendja Civile Berat: Atëherë le të bëjë një prokurë të posacme, ku të autorizojë dikë tjetër që të bëjë këtë veprimin. Është fare e thjeshtë. Saktësimin e adresës mund ta bëjë edhe nëpërmjet portalit E-albania duke hedhur adresën e vet dhe duke hedhur aty dhe skanuar certifikatën e pronës dhe ne bëjmë pranimin në sistem. Domethënë që aty në Itali ku ai është e bën vetë.

Julian Mjeshtri së bashku me nënën e tij kanë falenderuar emisionin “Stop”.

Julian Mjeshtri: Si ka mundësi, kur unë jam lindur e rritur në Berat dhe jam emigrant në Itali? Unë ju falenderoj shumë nga zemra.

Nëna e Julianit: Faleminderit! Ju puthim Shqipëria! Ju duam shumë! Ju falenderoj shumë motra!

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale gjendja civile julian mjeshtri gjendja civile julian mjeshtri

Sondazh

Poll

Ekonomi 10 Shkurt 2022, 08:48

Terapi për uljen e peshës pa dieta dhe sport

KROACI-Kush lufton për të ulur peshën, e di mirë sa e mundimshme është që të heqësh kilogramët e tepëra: Sporti është rraskapitës dhe dietat shpesh kanë sukses ...