Art&Argëtim

Si asnjëherë më parë, Adele fotografohet me pantofla e cigare

9 Shkurt 2022, 17:37 Nga DOSJA
Si asnjëherë më parë, Adele fotografohet me pantofla e

BRITANI E MADHE- Këngëtarja Adele i mahniti të gjithë me pamjen e saj magjepsëse në tapetin e kuq të Brit Awards 2022. Megjithatë pas largimit nga eventit, ajo u fotografua në makinë ku dukej shumë ndryshe nga skena e Brit Awards. Në fotot e bëra ajo dukej që kishte hequr takat e larta që mbajti gjatë eventit dhe kishte veshur një palë pantofla.

Gjithashtu në foto shfaqej edhe një paketë cigaresh. Adele, dikur pinte deri në 25 cigare në ditë, por pasi pësoi një hemoragji në kordat e zërit në tetor 2011, u betua se do hiqte dorë nga ky ves dhe kërkoi ndihmën e hipnotizuesit Max Kirsten. Por tani nuk dihet nëse Adele vazhdon të pijë cigare apo paketa është rastësisht aty.

Adele arriti të rrëmbente tre çmime në Brit Award. Në fjalimin që mbajti nuk u rezervua të thoshte edhe mendimin e saj për festën luksoze pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Ajo u shpreh se nuk preferon të marrë pjesë në festat luksoze por preferon që shkoje në banesën e saj direkt pasi eventi të përfundojë.  

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz adele britt awards adele britt awards

Sondazh

Poll