Insights

VD/Gënjeshtra e Krifcës, vendimi për Skemën Mbështetëse “zhduket” nga lista e VKM-ve

9 Shkurt 2022, 17:11 Nga DOSJA
VD/Gënjeshtra e Krifcës, vendimi për Skemën

TIRANE- Qeveria ka publikuar këtë të mërkurë vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Pjesë e vendimeve janë zbardhja e planit për integrimin në BE për vitet 2022-2024, caktimi i Artemis Malos si pjesë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme apo edhe rikonstruksioni i disa spitaleve. Por çfarë ndodhi paraditen e sotme? Nga “pasarela” e vendosur në hyrjen e kryeministrisë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi se në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë skemën Mbështetëse për vitin 2022.

  “Përshëndetje, është një lajm i mirë për bujqësinë shqiptare. Sot kemi miratuar vendimin për skemën mbështetëse për vitin 2022, është një skemë që mbështet bizneset e vogla. Skema do të zgjerojë përfituesit e naftës, kjo ul koston për fermerët tanë. Do të ulen kostot prodhuese, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës kemi gati planin për informimin dhe për të çuar dije në fermat shqiptare.”-tha ministrja. 

Në vëzhgimin e VKM-ve të publikuara sot, (lexo këtu listën e plotë), nuk rezulton në asnjë nga vendimet, deklarata e Krifcës. Cfarë ka ndodhur? Kush e detyroi ministren të gënjente? A mos vendimi u kthye mbrapsht për ndonjë ndryshim a pasaktësi? Këtë me siguri e di vetë ministrja, që më së paku mund të bënte një sqarim publik dhe të mos vraponte për të kapur mikrofonin e ERTV-së.

Ndiqni videon minuta 10:00:

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

factcheck politike frida krifca vkm 9 shkurt 2022 frida krifca vkm 9 shkurt 2022

Sondazh

Poll

Insights 8 Shkurt 2022, 19:20

Një fantazmë blen Portin e Durrësit

Nga Klodian TomorriTIRANË– Një javë më parë në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit mbërriti një aplikim. Dërguesi ishte Symphony Invest Limited...