Insights

Myftiu i Madh i Jeruzalemit dhe Xhafer Deva i Mitrovicës

9 Shkurt 2022, 16:15 Nga DOSJA
Myftiu i Madh i Jeruzalemit dhe Xhafer Deva i Mitrovicës

Nga Auron Tare

Në kulmin e debatit publik për prishjen e Piramidës në Tiranë nga Kryeministri i asaj kohe për prishjen e Piramidës në Tiranë nga Kryeministri i asaj kohe Berisha, ftova të fliste në mbrojtje të trashegimisë sonë historike edhe Giora Solar. Prof Solar ish-sekretari i Përgjithshëm i ICOMOS dhe drejtues i Getty Center në Kalifoni mbahet si një ndër ekspertët më të mirë në botë në fushën e trashëgimisë kulturore. Sot në cilësinë e kështillarit të qeverisë izraelite për trashëgiminë dhe njohës i shkëlqyer i Butrintit. 

Në një dalje publike në TV, prof. Solar i tregoi publikut shqiptar rastin më domethënës në Izrael dhe se si Izraeli sillet me të kaluarën e tij historike. Shtëpia e Al Hyseinit, Myftiut të Madh të Jeruzalemit. Myftiu i Madh i Jeruzalemit një figurë historike dhe shumë të rëndësishme të palestinezëve dhe ndoshta figura arabe e përfshirë fuqimisht në mbështetjen aktive të nazizmit. Al Hyseini ishte një personazh kaq i rëndësishëm për Gjermaninë sa Hitleri e priste gjithmonë në audiencë private për të diskutuar me të çështjet e Lindjes së Mesme. 

Në kujtimet e tij të shkuara pas luftës, Al Huseini tregon se si shefi i SS Himler i kishte treguar në konfidencë mbi programin e spastrimit të popullatës hebraike në Europë. Shifrat e kishin suprizuar Muftiun e Madh. E megjithatë mbështetja e tij për Hitlerinë dhe dokrinen naziste ishte deri në ditën e fundit të atij regjimi. Al Hysein dhe familja e tij e fuqishme ndërtoi në Jeruzalem një prej godinave impresionante në kuartetin palestinez. Pas Luftës edhe pse Muftiu i madh u përpoq shumë të pengonte mbërritjen e izraelitëve në tokën e Palestinës nuk ia doli dot duke shkuar përfundimisht në ekzil. Shtëpia e Al Hyseinit sot në Jeruzalem jo vetëm qe nuk u prish por po i nënshtrohet një restaurimi profesional për ta shndërrohet atë në një godinë me shërbime publike për komunitetin por edhe si një simbol për të treguar se historia nuk është asnjë herë bardhë e zi por më shumë gri në mesin e tyre.

Modeli se si e shikon Israeli historinë e vetë është mjaft interesant për të kuptuar se vlerat historike të një godinë nuk mbartin detyrimisht blerat e pronarit të saj apo dokrinat dhe vijën politike të ndërtuesëve të saj. Nëse do të ishte kështu shumë godina private apo publike si në Gjermani si në Itali duhet të ishin shkatërruar si ndëshkim për dokrinën raciste dhe anti-perëndimore të atyre që i ndërtuan. Sigurisht një logjike naïve dhe shumë e rrezikshme për ata që e mbartin atë. Në këtë frymë më duket totalisht e rrezikshme debati që po bëhet për restaurimin e ish-shtepisë se nazistit të njohur kosovar Xhafer Deva. Xhafer Deva ishte një pro nazist i cili besonte se Gjermania e kohës do të shpëtonte ekspansionin sllav në Kosovë. Ishte një njeri që këtë besim e bëri si askush tjetër realitet në veprimet e tij kundër forcave pro aleate në Shqipëri. Historia e ka gjykuar bashkëpunëtorin Xhafer Deva dhe për këtë nuk ka asnjë iluzion.

Por dënimi i shtëpisë së tij me rrënim dhe shkatërrim i ngjan shume filozofisë komuniste të dënimit të kalit të Petrit Dumes. Aq më keq kur kësaj filozofie i bashkohet ndonjë ambasador i huaj apo ndonjë rrogëtar i BE, të cilët nuk kanë ndershmërinë e duhur për të parë modele të ngjashme në vendet e tyre. Si njeri që merrem me Trashëgimine Kulturore jam pro dhe e mbështes idenë e mikut tim Hajrulla Ceku për ta restauruar godinën e ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë kuislinge pro-gjermane si një shenjë e rëndësishme historike jo vetëm për vlerat e trashëgimise kulturore por edhe si një shenjë për brezat e ardhshëm për të treguar historinë ashtu siç ajo ishte me të gjitha dritëhijet e saj. Dhe poshtë pllakës që mund të vendoset në hyrje të godinës së restauruar mund të shtohet edhe shënimi i mëposhtëm.

*Xhafer Deva ish-ministër Kuisling. Mbështetes i Gjermanisë Hitleriane 1942-1944, bashkëpunetor i rëndësishëm i Operacioneve Klandestine të CIA-s në Ballkan 1946 -1957. Vdiq në Kaliforni në 1977.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

opinione opinione auron tare xhafer deva auron tare xhafer deva

Sondazh

Poll

Insights 8 Shkurt 2022, 19:20

Një fantazmë blen Portin e Durrësit

Nga Klodian TomorriTIRANË– Një javë më parë në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit mbërriti një aplikim. Dërguesi ishte Symphony Invest Limited...