Art&Argëtim

Pse gratë e forta ndihen të thyera nga “brenda”

1 Korrik 2019, 08:38 Nga DOSJA
Pse gratë e forta ndihen të thyera nga “brenda”

Zakonisht gratë që në pamje të parë duken të forta dhe me vetëbesim të lartë, në shumë raste ka rezultuar që në të vërtetë ata brenda në shpirt ndihen keq dhe vetëm.  Sot në këtë artikull, Dosja.al do ju tregojë disa nga arsyet pse gratë e forta ndihen keq brenda vetes së tyre.

Ajo mbështetet vetëm në veten e saj

Një grua e fortë pëlqen të jetë e pavarur dhe tregon se ajo nuk ka nevojë për ndihmën e askujt. Një grua e tillë priret të jetë e sigurt dhe të mbështetet në veten e saj. Studimet kanë treguar se mund të jetë edhe pjesë e identitetit të saj që e bën atë krenare. Problemi është se ajo mbështetet vetëm në vetvete dhe nuk kupton që cdo njeri ka nevojë për ndihmë ndonjëherë.

Sidoqoftë, si qenie shoqërore, njerëzit kanë nevojë për ndihmë çdo herë në një kohë. Psikologët pajtohen se ne kemi nevojë për ta dhe mbështetjen e tyre për mirëqenien tonë. Kërkimi për ndihmë kur të keni nevojë është jo vetëm i shëndetshëm, por është gjithashtu bujar sepse ju jeni duke lejuar dikë tjetër të kërkojë ndihmë kur ata kanë nevojë për të.

Gjithkush i beson asaj me problemet e tyre dhe ajo mbart peshën mbi shpatullat e saj

Nuk është për t’u cuditur që familja dhe miqtë e saj i besojnë asaj pasi njerëzit e konsiderojnë atë të besueshëme dhe të sinqertë. Hulumtimet tregojnë se kjo është për shkak se njerëzit e fortë ndihen të përgjegjshëm dhe dinë se cfarë veprimesh bëjnë. Por një grua e fortë nuk dëshiron ta ndajë familjen me miqtë ose cdo kënd tjetër, nuk do të tregojë për ta tek të tjerët. Nuk kërkon ndihmë por di t’i kalojë të gjitha vuajtjet vetëm.
Gratë e forta dëgjojnë problemet e mikesha ose personave të tjerë, dinë t’i ndihmojnë dhe më e rëndësishmja dinë të mbajnë sekrete.

Ajo kujdeset për të tjerët, por harron se ajo ka nevojë për shumë kujdes

Të gjithë njohim nga ato gra apo vajza që janë të përkushturara pas familjes, punojnë shumë mundihen t’i bëjnë të dashurit e tyre shumë të lumtur, por në fund harrojnë veten. pavarësisht se janë të pavarura dëshira për t’i shërbyer familjes dhe për ta ndihmuar atë në çdo aspekt, e bën të mos e pyes më veten nëse është gjithcka në rregull me jetën e saj.

Nuk shprehet te askush dhe i kalon vetëm momentet më të vështira

Ndonjëherë ajo duhet të portretizojë një imazh të sigurisë dhe të forcës në kohët më të vështira që mund të kalojë në jetë. Dhe duke e bërë këtë gjë rregullisht ata përfundojnë të shkatërruara shpirtërisht.

Nuk i tregon askujt për historinë e saj tragjike

Një grua e fortë tregohet shumë e rezervuar lidhur me problemet e saj, historitë që mund të kalojë në jetë, por në këtë mënyrë ajo bëhet më e egër pasi cdo mllef që ja nxirrte vetes nuk e mban më dot përbrenda.

Pas problemeve që i përjeton vetëm, nuk ka më fuqi t’i rikthet normalisht punës

E vetmja mënyrë për t’u përballur me miqtë dhe kolegët në punë, është se asaj i duhet të vendos një maskë. Në momentin kur mendon për gabimet e saj që nuk ja ka treguar asnjeri, nuk bën gjë tjetër vecse të nxjerr mërzinë duke qarë. pas kësaj ajo ndihet dhe nuk beson më në veten e saj se mund t’ia dalë në punë.

Burimi: Brightside

Përshtati: A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim grate e padukshme grate e padukshme

Sondazh

Poll