Ekonomi

Shtrenjtohet përsëri nafta, kushton 5 lekë më shumë për litër

1 Shkurt 2022, 17:26 Nga DOSJA
Shtrenjtohet përsëri nafta, kushton 5 lekë më shumë

TIRANË– Rritet sërish çmimi i naftës në vend! Gazetarja Erblina Mila shkruan për “Abc” shkruan se në të gjitha pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë rezulton se një litër naftë po tregtohet me 193 lekë. Shumë kjo që ka pësuar një rritje me më shumë se 5 lekë për litër.

Shkak për rritjen e çmimit të naftës, tregëtuesit e saj kanë bërë me “faj” rritjen e çmimit në tregjet ndërkombëtare, ndërsa një litër në vendin tonë vjen me koston 110-120 lekë.

Po ashtu, një ndikim të fortë ka pasur edhe rritja e çmimit të naftës në bursë, pasi një fuçi është shitur 90 dollarë, çmim ky që nuk ishte parë që nga tetori i vitit 2018. Megjithatë edhe e ardhmja nuk duket më e mirë, pasi dhe ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme këtë dimër, ndaj edhe nuk përjashtohet një tjetër ndryshim çmimi. Vetëm në vitin 2021 çmimi i naftës është rritur disa herë, duke bërë që kostoja për një litër në Shqipëri të jetë disa herë më i lartë se në vendet e rajonit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi çmimi i naftës në shqipëri rritet cmimi i naftes çmimi i naftës në shqipëri rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll