Ekonomi

Bujqësia informale/ Ekspertët: Ka mbetur prapa sa i përket fiskalizmit

31 Janar 2022, 15:44 Nga DOSJA
Bujqësia informale/ Ekspertët: Ka mbetur prapa sa i përket

Bujqësia vazhdon të mbetet një nga sektorët më të paformalizuar në ekonomi, ndërsa ishte edhe sektori i vetëm që tremujorin e dytë të 2021-it kishte rritje negative, kur të gjithë degët e tjera të ekonomisë po rimëkëmbeshin.

Ky sektor ka mbetur prapa edhe në procesin e fiskalizimit. Eksperti Mateo Spaho shpjegon se qeveria duhet të gjendet pranë fermerëve në këtë situatë. Sipas tij fokusi me i madh duhet të drejtohet tek grumbulluesit.

“Janë ata që duhet të bëjnë presionin tek bizneset, përndryshe është e kotë. Ata po marrin subvencione si prodhues.”

Në kushtet kur mungon fiskalizimi, prodhuesit bujqësorë do mbeten jashtë skemave mbështetëse të qeverisë. Inkurajimi i këtij procesi është jetik për sektorin që punëson rreth 40% të popullsisë. Informaliteti i këtij sektori shkatërron edhe zinxhirin e tatimit duke favorizuar vetëm tregtarët e mëdhenj të shumicës, që më pas abuzojnë me çmimet.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale bujqesia ne shqiperi tirane bujqesia ne shqiperi tirane

Sondazh

Poll