Bota

Droga e kapur në Tërnovcin e Madh, Vulin: Kjo ishte mafia shqiptare

28 Janar 2022, 21:17 Nga DOSJA
Droga e kapur në Tërnovcin e Madh, Vulin: Kjo ishte mafia shqiptare

SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme Aleksandar Vulin tha sot se me dekada është shmangur policia në Tërnovcin e Madh afër Bujanocit për shkak të konflikteve të mundshme ndëretnike, ku të enjten u sekuestruan 300 kilogramë marijuanë. Nova shkruan se sipas tij, Tërnovci i Madh është një mjedis krejtësisht shqiptar i njohur për aktivitete të paligjshme. Vulin tha se, ky është i njëjti grup kontrabandë që ishte kapur një vit më parë në Arandjelovac me 670 kilogramë marihuanë.

“Kjo është pikërisht mafia shqiptare, nga Shqipëria. Ata nuk janë nga Kosova, por ka qytetarë të Maqedonisë së Veriut”, tha Vulin, duke theksuar se historia e asaj bande ka marrë fund, sepse liderët janë arrestuar.

Sipas tij, ajo marihuanë ka mbërritur në Serbi nga Shqipëria përmes Maqedonisë së Veriut, prej nga është dashur të shkojë në Turqi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksandar vulin sekuestrohen 300 kg kanabis serbi aleksandar vulin sekuestrohen 300 kg kanabis serbi

Sondazh

Poll