Art&Argëtim

Monika Lubonja zbuloi tradhëtinë e ish-burrit, miku i politikanit: Ti e fillove

24 Janar 2022, 14:11 Nga DOSJA
Monika Lubonja zbuloi tradhëtinë e ish-burrit, miku i politikanit: Ti

TIRANË– Aktorja Monika Lubonja ka rrëfyer se martesa e saj me politikanin e ndjerë, Genci Pasko mori fund për shkak të tradhtisë së ish/zv.ministrit të ndjerë të Turizmit.

Artistja zbuloi arsyen e divorcit pas ndarjes nga jeta të ish-bashëshortit të saj vitin e kaluar, i cili nuk fitoi dot betejën me COVID-19.

Gazeta Panorama shkroi një artikull për jetën e aktores përpara se të hynte në BBV për të konkurruar për çmimin 100 mijë euro, ku ajo fliste për tradhtinë e Genci Paskos dhe rritjen e vajzës, Teas, si nënë single.  Në lajmin e postuar në Facebook-un e Gazeta Panorama, ka reaguar miku i të ndjerit Leandër P., i cili ka hedhur akuza të forta ndaj Monika Lubonjës, të cilën e quajti “femër të ulët”.

Në komentin e tij, ai shkruan se ishte pikërisht aktorja që filloi tradhtitë e njëpasnjëshme, por Genci nuk ndahej nga ajo për shkak se e donte. Ndërsa shtoi se nëse ish-bashkëshorti e ka tradhtuar, “i ka bërë hakën se e ka merituar”.

Komenti i Leandër P.:

Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin??

Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove nga tradhtitë e një pas njëshme???

Nuk dua të vazhdoj sepse përsëri dua të respektoj mikun tim të ndjerë por s’ke faj ti, ai miku ynë i ndjerë duhet të na dëgjonte kur ne i thoshim “O Genc po ç’a të lidh ty apo familjen tënde fisnike me Monikën o vëlla?”……….”Ehhhhh e dua Lando” thoshte i miri i shoqërisë.

Por edhe nëse të paska tradhtuar e ne nuk e kemi ditur………të ka bërë hakën se e ke merituar!!

Marre nga Panorama.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz monika lubonja monika lubonja

Sondazh

Poll