Art&Argëtim

Ka milionat! Aktori Keanu Reeves ndihet i ‘turpëruar’ për pasurinë e tij

23 Janar 2022, 15:01 Nga DOSJA
Ka milionat! Aktori Keanu Reeves ndihet i ‘turpëruar’ për

SHBA– Aktori Keanu Reeves ndihet i turpëruar për pasurinë që ka.

Foxnews‘ shkruan se aktori ka një pasuri prej 315 milionë dollarë por “ndihet i turpëruar për këtë”. Ai njihet si një njeri mjaft bujar pasi iu ka dhuruar shpeshherë dhurata të shtrenjta kolegëve dhe stafit të tij. Aktori dhuroi në dhjetor 70 përqind të pagës nga filmi i parë “The Matrix” për kërkimet mbi kancerin.

“Keanu ka dhuruar shumë para dhe ka bërë shumë më tepër për njerëzit nga sa do të dinte shumica. Ai e di se sa me fat është. Ndryshe nga shumë mega yje të Hollivudit, ai nuk e merr kurrë këtë si të mirëqenë.”, tha një mik i tij.

“Keanu është famëkeq për bujarinë e tij,” tha një producent hollivudian, duke treguar se një herë aktori i kishte dhuruar 20 mijë dollarë një anëtari të ekuipazhit pasi kishte probleme financiare.

Thuhet se dëshira për të dhuruar vjen nga fakti se ka kaluar shumë peripeci në jetë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz keanu reeves keanu reeves

Sondazh

Poll