Bota

Anketa: 43% e amerikanëve vlerësojnë pozitivisht punën e presidentit Biden

21 Janar 2022, 18:03 Nga DOSJA
Anketa: 43% e amerikanëve vlerësojnë pozitivisht punën e

SHBA- Sipas një ankete të fundit, miratimi i punës së Presidentit Biden ra në nivelin më të ulët të presidencës së tij këtë javë, ndërsa amerikanët duken gjithnjë e më të lodhur nga pandemia e COVID-it dhe ndikimi i saj mbi ekonominë. Anketa u krye nga agjencia Reuters dhe kompania kërkimore Ipsos më 19 dhe 20 janar.

Sipas anketës, vetëm 43 për qind e amerikanëve shprehen pozitivisht për punën e presidentit, ndërsa 52 për qind negativisht dhe pjesa tjetër të pavendosur. Javën e kaluar, 45 për qind kishin mendim pozitiv dhe 50 negativ. Ndërsa në muajt e parë në detyrë, shifrat positive ishin mbi 50 për qind, popullariteti i presidentit filloi të bjerë në mes të gushtit, ndërsa vdekjet nga COVID-i u shtuan në mbarë vendin dhe pas dështimit të tërheqjes nga Afganistani.

Rënia e vazhdueshme e popullaritet ka shkaktuar alarm mes demokratëve, të shqetësuar se në zgjedhjet e nëntorit për në Kongres, mund të humabsin shumicën në të dyja dhomat. Nëse republikanët marrin shumicën e kongresit më 8 nëntor, agjenda legjislative e Presidentit Biden mund të dështonte.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll