Bota

FOTO: E trishtë! Vdes italiani, po arratisej nga azili duke u lidhur me çarçaf

21 Janar 2022, 16:49 Nga DOSJA
FOTO: E trishtë! Vdes italiani, po arratisej nga azili duke u lidhur me

ITALI- Një 91-vjeçar ka vdekur në një aksident teksa tentonte të arratisej nga shtëpia e kujdesit për të moshuarit në Itali, duke zbritur nga dritarja i lidhur me çarçaf. Bëhet fjalë për Mario Finottit, i cili në agimin e së hënës humbi jetën duke u përpjekur të dilte nga dhoma e tij që ndodhej në katin e parë të shtëpisë duke lidhur bashkë çarçafë.

Litari i improvizuar mbajti për pak kohë, por mendohet se pikërisht ky mjet i përdorur mund t’i ketë shkaktuar një shtypje fatale në mushkëri të moshuarit, duke e vrarë teksa mbetej i varur në çarçaf. Ndërsa ishin punonjësit e qendrës e gjetën atë të varur nga dritarja e dhomës së tij mëngjesin tjetër, pasi e kërkuan kudo në dhomën e tij. 

Mario Finotti qëndronte prej më shumë se 1 viti në shtëpinë e azilit, pasi nuk i kishte mbetur askush nga familja. Ndërsa as fëmijë nuk kishte sepse nuk ishte martuar kurrë. Megjithatë kohët e fundit ai kishte qenë në spital, e të afërm e kishin marrë përkohësisht në shtëpinë e tyre, duke bërë që së fundmi i moshuari të kërkonte që të rikthehej atje ku kishte të dashurit e zemër. Edhe pse pikërisht kjo gjë i kushtoi jetën.

Marrë nga corrieredelveneto.corriere.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni itali mario finotti itali mario finotti

Sondazh

Poll