Art&Argëtim

“Mbajte peshën e dhimbjeve të mëdha”, Rozana ‘shpërthen’ në lot nga fjalët prekëse të Tefta Radit

29 Qershor 2019, 09:29 Nga DOSJA
“Mbajte peshën e dhimbjeve të mëdha”, Rozana

TIRANË– Rozana Radi kësaj radhe nuk ka qenë e vetme në emision. E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit moderatoren e shoqëronte dhe mbesa e saj Nicol. Në një puntatë plot surpriza, Rozana Radi u përball me emocione të forta nga një videomesazh ku u shfaq Tefta Radi, bashkëshortja e Françesk Radit me një mesazh të ndjerë.

“E dashur Rozi mbetesh vetvetja, çapkëne, plot botë, me zemër e shpirt të madh. Mbetesh një përfaqësuese e denjë e trungut Radi, plot talent, pasion e ambicie për të bërë gjithçka që ti mendon se e bën dhe vërtet e arrin. E penës, aktrimit, muzikës dhe stilimit. Mbajte peshjen e dhimbjeve të mëdha, humbjen e prindërve të dashur, zemërgjërë si askush, dera e të cilëve su mbyll kurrë, as ditën e as natën. Provove gjithashtu një tjetër humbje, atë të axhë Frankos. Sa shumë diskutonit me Frankon për festivalet, për këngët dhe e di që të ka mbetur peng një duet i parealizuar me Frankon. Por unë mendoj se e ke, ke këngën ‘Biçikleta’, të ftuar në Festivalin e Këngës në RTSH ku të dy jeni aq bukur.

Kemi shumë për të kujtuar Rozi, familjen e madhe ku jetonim të gjithë bashkë, plot humor, batuta, me sofrën e shtruar plot ku skamja nuk e mundi dot kurrë dhe këngët shkodranetë nanës Rozë të kënduara me aq dashuri nga të gjithë ne. Sa të lumtur ishim, nostalgji dhe pjesa më e bukur e jetës. Të puth fort ty Rozi, Andetën që e ke gjithmonë në krah, dhe qershinë mbi tortë Nicole.”- është shprehur Tefta Radi në videomesazh.

(R.L/Dosja.al)

                                                                                 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz rozana radi tefta radi videomesazh emocionues rozana radi tefta radi videomesazh emocionues

Sondazh

Poll