Bota

‘Villa Ludovisi’del në ankand,pretendentë kryesorë Bill Gates dhe Sulltani i Bruneit

19 Janar 2022, 07:16 Nga DOSJA
‘Villa Ludovisi’del në ankand,pretendentë kryesorë

ITALI- Një nga rezidencat historike në Romë, Vila Boncompagni Ludovisi ka dalë në shitje me vlerën 471 milionë euro. Media e huaja raportojnë se shitja e kazionosë monumentale të Aurora është cilësuar si ‘ankandi i shekullit’, ku pretendentë anë disa nga miliarderët e botës. Dy pretendentët kryesorë për blerjen e rezidencës janë Bill Gates dhe Sulltani i Bruneit.

Kazinoja e Aurorës përfundoi në ankand për shkak të një mosmarrëveshjeje midis trashëgimtarëve , për vdekjen e Nicolo Boncompagni Ludovisi, tre vjet më parë dhe Gjykata e Romës urdhëroi shitjen e saj për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Vila përfaqëson një të katërtën e buxhetit vjetor të Ministrisë së Kulturës italiane. Në muajt e fundit, një peticion ka mbledhur 30 mijë nënshkrime për të kërkuar që kazinoja të kalojë në duart e publikut , edhe nëse vila ka qenë gjithmonë për përdorim privat.

Blerësi do të duhet të zhpenvojë edhe një vlerë prej 11 milionë euro, pasi mbikëqyrja e posaçme e Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit të Romës, pas një inspektimi, kërkoi që pronari i ri të kujdeset për restaurimin e aseteve arkitektonike dhe artistike të rezidencës.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bill gates rome sulltani i bruneit vila boncompagni ludovisi bill gates rome sulltani i bruneit vila boncompagni ludovisi

Sondazh

Poll