Ekonomi

Të ardhurat nga Doganat arritën rekordin e 1.6 miliardë eurove në vitin 2021

19 Janar 2022, 06:19 Nga DOSJA
Të ardhurat nga Doganat arritën rekordin e 1.6 miliardë eurove

SHQIPËRI – Të ardhurat doganore kanë shënuar rekord historik duke iu afruar vlerës prej 1.6 miliardë euro për vitin 2021 duke tejkaluar planin dhe rekordin e mëparshëm të vitit 2019, të ndikuara nga rritja e konsumit pas pandemisë, çmimeve të importit dhe përmirësimit në administrim.

Të dhënat zyrtare tregojnë se të ardhurat për vitin 2021 janë realizuar në masën 193.2 Miliardë lek nga 169.05 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 24.1 Miliardë lek(rreth 240 milionë USD) me tejkalim të planit. Sipas të dhënave zyrtare nga Doganat, rekordi historik i të ardhurave për vitin 2021 ka ardhur si pasojë e mirëadministrimit në zhdoganimin e sasive të rritura të importeve dhe rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare

Analiza e faktorëve sipas modelit të Harvardit, e kryer nga Dogana, tregon që të ardhurat për vitin 2021 janë kryesisht si pasojë e mirëadministrimit në zhdoganimin e sasive të rritura të importeve dhe rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Sipas Modelit, në krahasim me rritjen totale të fluksit të importit rritja e të ardhurave nga çmimet rritura të importit zë vetëm 21% të rritjes totale të vlerës statistikore, ndërkohë që 79% e rritjes së te ardhurave vjen si rrjedhoje e mireadministrimit ndërkohë që duhet të mbahet në konsideratë efekti negativ me mbi 3 Mld lek të ardhura nga rënia e kursit të këmbimit të euro/usd ndaj lekut.

Sipas doganave, Janar-Dhjetor 2021 ka realizmin më të lartë të çdo 12-mujor në historinë e doganave, duke kaluar edhe të ardhurat e 12-mujori të vitit 2019:

Faktorët kryesorë që kanë ndikuar tek çdo taksë, sipas të dhënave zyrtare, krahasuar me një vit më parë.

Të njëjtën ecuri kanë edhe mallrat e akcizës në XII M Janar-Dhjetor, në konsum, për periudhën 2016-2021 ku ndikimin kryesor e kanë dhënë karburantet që kanë shënuar rekordin historik të 638 mijë e 643 tonë, ose rreth 87 mijë tonë më shumë se viti kaluar. (monitor)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi doganat te ardhurat nga doganat doganat te ardhurat nga doganat

Sondazh

Poll