Ekonomi

Iu refuzua sërish viza / Policia australiane arreston Djokoviç, në pritje të gjyqit

15 Janar 2022, 06:08 Nga DOSJA
Iu refuzua sërish viza / Policia australiane arreston Djokoviç,

AUSTRALI – Policia australiane ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës Novak Djokoviç. Tenistit serb iu refuzua hyrja për herë të dytë nga autoritetet e emigracionit, pasi ai nuk është vaksinuar për COVID-19.

Djokoviç u mbaj disa ditë në hotel në karantinë, derisa një gjykatë australiane ktheu vendimin e parë të autoriteteve për t’i ndaluar hyrjen në Australi sportistit që dëshironte të merrte pjesë në Australian Open. Por Ministri për Emigracionin në Australi, Aleks Hauk, vendosi publikisht të revokonte vizën e sportistit për herë të dytë.

Djokoviç është shoqëruar nga policia në pritje të seancës së sotme në Gjykatën Federale të Australisë, ku do të gjykohet përsëri çështja e tij dhe do të merret vendimi përfundimtar nëse tenisti serb do të qëndrojë apo jo në këtë vend për të marrë pjesë në turne, në atë që është kthyer në një nga çështjet gjyqësore sportive më të ndjekura në botë.

Marrë nga gettotext.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi novak djokoviç policia australiane tenisti serb novak djokoviç policia australiane tenisti serb

Sondazh

Poll