Art&Argëtim

Robert Aliaj: Banorët e BBV nuk janë VIP-a por rripa, merren me thashesheme

17 Janar 2022, 21:38 Nga DOSJA
Robert Aliaj: Banorët e BBV nuk janë VIP-a por rripa, merren me

TIRANË- Këngëtari Robert Aliaj ka deklaruar se banorët e shtëpisë së Big Brother Vip, nuk janë VIP-a por rripa. Në emisionin “N’kohë” në Report Tv, Aliaj tha se nuk ka menduar asnjëherë që të bëhet pjesë e këtij formati, duke theksuar se aty ka vetëm thashetheme dhe asnjë debat me vlera publike.

“Jo, Big Brother nuk është një shoë ku mund të jem. Ata që janë në BB janë rripa, se s’ka si të jetë një VIP thashethemexhi, të merret me gjëra të vogla, humbasin kohë për gjëra banale. Aty s’ka asnjë dialog me vlera publike, vetëm thashetheme , kujt i doli prapanica, kush shau. Nivel ekstrem banal bisedash për të qenë VIP. Ndërkohë që unë kur e shohë këtë gjë them me vete, ja se kush është VIP-i në Shqipëri”, u shpreh Aliaj.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz bbv robert aliaj bbv robert aliaj

Sondazh

Poll