Art&Argëtim

A i mungoi Donaldi në ditën e lindjes? Shprehet Bora: Ndihem e përmbushur plotësisht

15 Janar 2022, 12:43 Nga DOSJA
A i mungoi Donaldi në ditën e lindjes? Shprehet Bora: Ndihem e

TIRANË- Festa e ditëlindjes e Bora Zemanit bëri xhiron e rrjetit dhe personazhe të njohur të showbizit ishin të ftuar. Mes miqsh dhe kolegëve moderatorja festoi ditëlindjen e saj të 30-të, por këtë vit aktori Donald Veshaj nuk ishte i pranishëm. Në një intervistë për “Prive”, Bora duket se nuk e ka ndjerë mungesën e ish-partnerit të saj Donaldit. 

“Ishte dhe një nga arsyet pse doja ta organizoja në mënyrë të tillë. Në këtë 30 vjetor ndihem shumë e përmbushur. Kam afër vetes familjen, miqtë e mi të ngushtë, miq të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës dhe ndihem shumë e lumtur që kanë ardhur të gjithë. Tregon një shenjë respekti për njëri-tjetrin. Jam shumë e lumtur, nga të gjitha anët ndihem e përmbushur plotësisht.”- tha Bora.

Ndërkohë në festën e saj ishin të ftuar edhe dy këngëtarët, Klajdi dhe Bruno, të cilët kënduan gjatë gjithë mbrëmjes. Madje, ata i kënduan Borës edhe këngën “Toxic Love”, projekt i Elgitit i shkruar nga Donaldi për Borën.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz bora zemani ditelindja e bora zemanit donald veshaj bora zemani ditelindja e bora zemanit donald veshaj

Sondazh

Poll